
Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vend se të harxhojë kohë në formatin një plus një, le të thërret seancë e të raportojë.
Haziri në Politiko, ka deklaruar se duhet pasë substancë që Kurti të takohet me liderët opozitarë, raporton Gazeta10.
“Pasi kryeministri ta ftojë Kuvendin, ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo situatë, edhe në nivel të nënkryetarëve. Por, në nivel të liderëve duhet të ketë substancë, pse duhet të takohen liderët, çka pret kryetari i LDK-së në një takim me kryeministrin?”, ka thënë ai./Gazeta10