Lajme

Nënkryetari i LDK-së: Nuk mbrohet territori me djemë të huaj

Gazeta10
20 Tetor 2022 - 21:30

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se pozicioni i Amerikës për Kosovën mbetet i pandryshueshëm.

Haziri në Politiko, ka deklaruar se qëndrimi i amerikanëve ka qenë që Kosova duhet ta vazhdojë procesin e bisedimeve me Serbinë, sepse Republika e Kosovës, është e pakthyeshme, raporton Gazeta10.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, historikisht nëse e shohim tash, ata vazhdojnë ta mbështesin republikën tonë, dhe proceset në Ballkan, duke u bërë guardian, edhe në kufi në rastin e Kosovës me ushtarë. Të parët janë amerikanët që reagojnë kur situata tensionohet, pastaj NATO, nuk mbrohet territori me djemë të huaj, ne jemi duke e mbrojtëm e aleatët tonë”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.