
Prishtinë – Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Aliu, ka theksuar se përmirësimi dhe forcimi i raporteve me partnerët ndërkombëtarë mbetet çështja më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
Në një postim publik, Aliu ka deklaruar se angazhimi i tij në këtë drejtim do të jetë i vazhdueshëm, duke e cilësuar bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë si themelor për stabilitetin politik, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të vendit.
“Përmirësimi i raporteve me partnerët tanë ndërkombëtarë është çështja më e rëndësishme për vendin tonë. Angazhimi im në këtë drejtim do të jetë i vazhdueshëm”, ka shkruar Aliu.
Lulzim Aliu është kandidat për deputet me numrin 45 në listën zgjedhore të PDK-së, ndërsa Bedri Hamza mban numrin 1.