
Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet, Luan Aliu, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin atë dhe subjektin politik që përfaqëson në zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një postimi publik, Aliu ka kërkuar votën për veten e tij me numrin 88, për kryeministrin Albin Kurti me numrin 1, si dhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! me numrin 116. Ai theksoi se kjo mbështetje është e domosdoshme për vazhdimin e angazhimit për drejtësi, siguri dhe begati në Republikën e Kosovës.
“Së bashku të mos lëshojmë pe për drejtësinë, sigurinë dhe begatinë e Republikës. Bashkë jemi më të fortë. Bashkë fitojmë,” ka shkruar Aliu, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë qytetare.