
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Lulzim Aliu, ka reaguar pas takimit me banorët e vendlindjes së tij, Kashtanjevë, duke vlerësuar përkrahjen e fuqishme që mori në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Përmes një postimi, Aliu u shpreh se bashkëvendasit e tij ia mbushën zemrën me forcë, besim dhe shpresë për të ecur përpara drejt fitores.
“Kashtanjevasit e vendlindjes sime, sonte ma mbushën zemrën me forcë, besim dhe shpresë për të ecur përpara drejt fitores së sigurt më 28 dhjetor. Mbështetja e tyre është motivimi im më i madh. Faleminderit nga zemra bashkëvendasit e mi”, ka shkruar Aliu.
Ai theksoi se kjo përkrahje e rrit edhe më shumë përgjegjësinë e tij për angazhim dhe përfaqësim dinjitoz, duke përsëritur thirrjen për mbështetje për PDK-në (130), Bedri Hamzën (Nr. 1) dhe kandidaturën e tij (Nr. 45).