Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ejup Ahmeti i VV-së premton investime pa korrupsion, liri lëvizjeje dhe zhvillim

Gazeta10
26 December 2025 - 18:30

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ejup Ahmeti, i ftuar në emisionin Gazeta ka deklaruar se Qeveria Kurti 2 ka qenë dukshëm pro-biznesit, duke përmendur disa nga vendimet e nënshkruara gjatë mandatit të kaluar që, sipas tij, kanë ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ahmeti ka renditur disa arsye pse, sipas tij, qytetarët duhet ta votojnë sërish Vetëvendosjen. Ai theksoi investimet prej rreth 300 milionë eurosh në bujqësi, nga të cilat kanë përfituar mbi 120 mijë fermerë pa asnjë aferë korruptive. Po ashtu, ai përmendi lirinë e lëvizjes në Mitrovicë, pa barikada dhe pa struktura kriminale, si dhe investimet rreth 200 milionë euro në sport për ndërtimin e stadiumeve moderne.

Në fjalën e tij, Ahmeti përmendi edhe zhvillimet në fushën e sigurisë dhe diplomacisë, duke theksuar se sot qytetarët e Republika e Kosovës mund të lëvizin lirshëm dhe se përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës udhëtojnë zyrtarisht edhe në Serbi me targa të Republikës së Kosovës.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që më 28 të votojnë Lëvizja Vetëvendosje dhe numrin 54, duke theksuar se vazhdimi i kësaj qeverisjeje është, sipas tij, në interes të zhvillimit dhe stabilitetit të vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.