Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajdar Beqa: PDK do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme, Bedri Hamza kryeministër

Gazeta10
26 December 2025 - 18:36

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, i ftuar në emisionin Gazeta tha se PDK është e bindur se do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme të vendit, ndërsa Bedri Hamza do të jetë kryeministër.

Beqa tha se, bazuar në matjet dhe vlerësimet aktuale, PDK pritet të dalë bindshëm e para në zgjedhje. Sipas tij, partia është stabile dhe më e fortë se kurrë më parë, si në aspektin organizativ ashtu edhe në përmbajtjen programore.

Ai theksoi se oferta politike e PDK-së është më e mira për qytetarët, duke përfshirë projekte konkrete që synojnë lehtësimin e jetës së përditshme, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies sociale.

Në fund, Beqa u shpreh i sigurt se qytetarët do ta mbështesin PDK-në në zgjedhjet e ardhshme, duke i besuar, sipas tij, një qeverisjeje që garanton stabilitet dhe zhvillim për Kosovën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.