Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhevahire Izmaku: Nëntë muaj pa institucione kanë rritur zhgënjimin e qytetarëve

Gazeta10
26 December 2025 - 19:23

Xhevahire Izmaku ka deklaruar se motivi kryesor i angazhimit politik qëndron tek përpjekja për të sjellë ndryshim dhe për ta parë politikën si shërbim publik ndaj qytetarëve.

Ajo bëri të ditur se mbrëmë, në zemër të nismës në Malishevë, është mbajtur një tubim i madh me mijëra qytetarë, ku është reflektuar zhgënjimi i thellë i tyre ndaj situatës aktuale politike.

Sipas Izmakut, qytetarët kanë pritur rreth nëntë muaj për krijimin e institucioneve nga subjekti që fitoi shumicën, gjë që ka rritur pakënaqësinë dhe pasigurinë politike. Ajo theksoi se Nisma Socialdemokrate ka bërë përpjekje serioze për të ndërtuar kompromis politik, ndërsa tani, sipas saj, është koha që qytetarët të reflektojnë dhe të mendojnë për zhvillimet që po ndodhin dhe drejtimin që duhet të marrë vendi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.