Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edhe në Skënderaj mjetet piroteknike lejohen vetëm një orë në natën e Vitit të Ri

Gazeta10
26 December 2025 - 23:34

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka nxjerrë sot një urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit, me qëllim të ruajtjes së sigurisë, rendit dhe qetësisë publike, si dhe mbrojtjes së shëndetit, jetës, pronës dhe mjedisit.

Sipas kësaj urdhërese, përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm për një orë gjatë ndërrimit të vitit, ndërsa në periudhat e tjera ndalohet plotësisht.

Urdhëresa do të zbatohet nga institucionet përkatëse, ndërsa shkeljet do të ndëshkohen në përputhje me ligjin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.