Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konvertimi i targave dhe stabiliteti rajonal, ambasadorët perëndimor i kanë dorëzuar Vuçiqit një dokument

Gazeta10
21 October 2022 - 12:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambsadorët perëndimor në Beograd, e ku ndër të tjera ka thënë ka marrë nga ta një dokument që ka të bëjë me prishjen e mundshme të stabilitetit në rajon, raporton Gazeta10.

Vuçiq ka thënë se kanë ndarë shqetësimet për tensionet e mundshme dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për temat e hapura.

“Presidenti Vuçiq tha se ndan shqetësimin për tensionet e mundshme, duke shtuar se Serbia është e përkushtuar për dialogun si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, në të mirë të serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, pa rrezikuar interesat e tyre shtetërore dhe kombëtare”, shkruan Tanjug, raporton Gazeta10.

Tutje, është bërë e ditur se ambsadorët i kanë dorëzuar një dokument që ka të bëjë me stabilitetin rajonal dhe që lidhet me targat serbe në Kosovë.

“Me atë rast, ambasadorët i dorëzuan presidentit Vuçiq një dokument të përbashkët në të cilin shprehin shqetësimin e tyre për prishjen e mundshme të stabilitetit në rajon para afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në Kosovë dhe Metohi”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.