
Para ndeshjes derbi me Chelsean Manchester United ka vendosur që ta lë jashtë ekipit CR7 pas ngjarjes që ndodhi në përballje me Totenham ku Ronaldo lëshojë stadiumin para kohe.
“Duhet të ketë pasoja. Është e rëndësishme për qëndrimin dhe mentalitetin e grupit”.
“Detajet janë mes meje dhe Cristiano Ronaldos. Deklarata është gjithashtu e qartë. Cristiano mbetet një lojtar i rëndësishëm në skuadër”.
“Unë jam përgjegjës për kulturën, unë duhet të vendos standardet dhe vlerat. Futbolli është sport ekipor. Duhet të vendosësh standarde të caktuara”, tha mes tjerash trajneri i United.
Si duket marëdhëniet mes Ten Hag dhe Ronaldos nuk janë aq të mira dhe lojtari pritet të largohet që në afatin kalimtar të janarit.