
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpalosur hollësi para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se synimi i saj është që këtë organizim ta shëndrrojnë në organizim tradicional.
“Siç e përmenda në fillimi synimi jonë është që ta shëndrrojmë në organizim tradicional duke e vendosur Kosovën në hartën globale të organizimeve të tilla politike”, ka thënë Osmani.
Tutje, Osmani ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë organizim.
“Më lejoni që t’i falënderoj të gjithë partnerët tanë vendor dhe ndërkombëtarë që na kanë ndihmuar shumë dhe mbi të gjitha ekipin e jashtëzakonshëm të zyrës sime dhe të ministrive përkatëse, të gjitha ata që kanë ndihmuar në këtë organizim”, ka thënë Osmani.
Osmani ka folur edhe për shtetet pjesëmarrse si dhe hollësi të tjera të këtij organizimi.
Këtu keni videon e plotë: