
Kjo padyshim është javë e madhe për Pablo Martín Paez Gavira, i njohur nga të gjithë thjesht si Gavi. Pas fitoi trofeun Kopa në mbrëmjen e Topit të Artë, 18 vjeçari është edhe fituesi i Golden Boy 2022 . Lajmi është bërë i ditur nga gazeta ‘Tuttosport’, e cila ia akordon këtë çmim edhe lojtarit më të mirë U21 në Evropë.
Gavi është spanjolli i katërt që fiton këtë çmim, i krijuar në 2003 dhe i votuar nga gazetarë nga e gjithë Evropa, pas Cesc Fabregas (2006) me Arsenalin, Isco Alarcon (2012) me Malagën dhe Pedri Gonzales (2021) me Barçën.