Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Smajl Latifi: Në bashkëpunim me FSK-në evakuam familjet e rrezikuara – Drini i Bardhë kërkon ndërhyrje urgjente

Gazeta10
07 Janar 2026 - 23:56

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në emisionin “Adresa”, ka bërë të ditur për veprimet e ndërmarra nga komuna në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për të ndihmuar familjet e rrezikuara nga përmbytjet gjatë ditës së sotme e të djeshme poashtu.

Latifi tha se janë evakuuar me sukses dy familje të moshuara në fshatin Xërxë, ndërsa dy familjeve të tjera janë dërguar pako ushqimore. Ai bëri të ditur gjithashtu se dje është realizuar një ndërhyrje për evakuimin e dy të moshuarve në fshatin Çiflak, ku për herë të parë janë përdorur edhe varkat.

“Kemi bërë maksimalisht punën me aq sa mundemi dhe aq sa dijmë, dhe jemi pranë çdo nevoje me të gjitha ekipet,” tha Latifi.

Kryetari theksoi se urgjenca më e madhe është trajtimi i Drinit të Bardhë, duke nënvizuar nevojën për të krijuar një shtrat stabil të lumit, që të shërbejë si burim jete dhe atraksion, e jo si shkak i fatkeqësive të vazhdueshme. Ai shtoi se edhe pse komuna dhe ministritë kanë hapur vija dhe kanë trajtuar shtratin e lumit, rritja e nivelit të ujit rrezikon të anulojë të gjitha investimet e bëra deri tani.

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.