
Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se është për keqardhje shkarkimi i Naser Sahitit nga pozita e rektorit në Universitetin e Prishtinës.
Hyseni në Info10, ka thënë se ajo cka ka ndodhë sot është kontroll, raporton Gazeta10.
“Lëvizja Vetëvendojse e ka marrë anën e plagjiatorëve, cka është me rëndësi me u përmend këtu, në mes të cilësisë dhe dëgjueshmërisë së pakusht, ky pushtet në secilën situatë e zgjedhë dëgjueshmërinë e pakusht”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10