
Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se Qeveria Kurti është e mbyllur sa i përket për procesin e dialogut me Serbinë.
Hyseni në Info10, ka deklaruar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk po tregon se a është e vërtetë që njohja reciproke e formale është jashtë agjendës, raporton Gazeta10.
“Na nuk po i kërkojmë sekretet, vetëm në pika të trasha me ditë kah po shkon procesi. Vetë tash ka filluar me u folë që njohja formale prej Serbisë, është jashtë agjendës, nuk na ka thënë Qeveria”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10