Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Propozimi franko-gjerman, Lajçak thotë se është diskutuar, nuk jep detaje

Gazeta10
22 October 2022 - 16:43

I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është diskutuar me kryeministrini Kurti propozimi franko-gjerman, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se kjo në fakt është edhe arsyeja përse ai është në Kosovë kaq shpesh.

Tutje, Lajçak ka thënë se nuk e ndihmon procesin nëse jep detaje.

“Sigurisht që e kemi diskutuar”, tha Lajçak kur u pyet nga gazetarët për këtë propozim. “Kjo edhe është arsyeja pse jam këtu në baza javore. Por, shpresoj që ta kuptoni se nuk do të ndihmojë procesin nëse jap detaje, janë çështje të ndjeshme. Ne kishim diskutime shumë serioze, të mira dhe konstruktive. Këto janë çështje të ndjeshme dhe unë jam në kontakt të përjavshëm me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq”, ka thënë ndër të tjera ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.