
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë janë dëgjuar rrëfimet prekëse nga gratë ukraniase, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se rrëfimet e tyre na rikujtojnë dhimbjen e Kosovës dhe qëndresën e pashembullt të grave.
Osmani ka njoftuar se për guxim, sacrifice dhe kontribut grave nga Ukraina ua ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave.
Këtu keni postimin e plotë:
“Për guximin, sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, dekorova sot gratë e Ukrainës me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Gjatë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, dëgjuam rrëfime tejet prekëse nga gra ukrainase të cilat na rikujtojnë të kaluarën tonë të dhimbshme, luftën për liri dhe njëkohësisht konfirmojnë qëndresën e pashembullt të grave. ”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10