
Raporti: Arza Kastrati
Njohës të fushës së ekonomisë kanë vlerësuar se investimet e huaja kanë shënuar ngecje gjatë këtij viti. Ata kanë thënë se edhe pse Kosova ka potencial për zhvillim, institucionet nuk po krijojnë kushte të favorshme për investime.
Investimet nga jashtë po vlerësohet se kanë ngecur gjatë këtij viti.
Njohës së fushës së ekonomisë kanë thënë se edhe pse Kosova ka resurse e potencial për zhvillim, nuk po krijohen kushte të favorshme për investime.
Sipas tyre, investimet e huaja nuk tërhiqen vetëm nëpërmes deklaratave politike, por me punë konkrete.
Njohësi i çështjeve ekonomike Jakup Bellaqa, ka deklaruar se edhe pandemia COVID-19 si dhe inflacioni i lartë, kanë ndikuar që në Kosovë të ketë më pak investime të huaja.
Sipas tij, në këtë kohë të krizave ekonomike, politikat fiskale janë të domosdoshme.
Përkundër kritikave të ekspertëve të ekonomisë, ministrja e këtij dikasteri, Artane Rizvanolli ka thënë ditë më parë se Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte. / Kanal10