Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KQZ: Rinumërohen 65% e votave, procesi vazhdoi deri në 16:00

Gazeta10
25 Janar 2026 - 17:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se janë rinumëruar 65% e votave.

Rinumërimi vazhdoi edhe sot, siç njoftoi KQZ-ja, që tha se tashmë janë rinumëruar “1,662 nga 2,557 vendvotime”.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 25 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 65% apo 1,662 nga 2,557 vendvotime”, thuhet në njoftim.

KQZ njoftoi edhe se në platfomën për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.