Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri shkon në 626

Gazeta10
25 Janar 2026 - 20:26

Procesi i lirimit të të burgosurve politikë po zhvillohet në Venezuelë, ndërsa të paktën 80 persona janë liruar sot, të dielën, nga burgje në të gjithë vendin, njofton organizata joqeveritare Foro Penal.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi Rodriguez, deklaroi të premten se deri tani janë liruar 626 të burgosur, por nuk ka dhënë një afat për lirimin e pjesës tjetër të të burgosurve. Rodriguez shtoi gjithashtu se të hënën pritet të kontaktojë me Komisionerin e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, për të kërkuar që OKB-ja të verifikojë listat e emrave të atyre që janë liruar deri tani.

Në të njëjtën kohë, drejtori i Foro Penal, Alfredo Romero, njoftoi në platformën X (ish-Twitter) se sot janë liruar 80 të burgosur në burgje në gjithë vendin, dhe se mund të pasojnë edhe lirime të tjera gjatë ditëve në vijim.

Megjithatë, organizata Foro Penal nga 8 janari deri sot ka konfirmuar vetëm lirimin e 156 të burgosurve politikë, duke lënë ende të paqartë numrin e plotë të të liruarve. /Panorama

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.