
Gazetari Kushtrim Sadiku, në një intervistë ekskluzive pak para shfaqjes së dokumentarit “Dhimbja që nuk harrohet”, ka rrëfyer vështirësitë dhe sfidat gjatë realizimit të këtij projekti.
Ai tha se një nga pengesat më të mëdha ka qenë pamundësia për të hyrë në Gaza, duke theksuar se një gjë e tillë nuk po u lejohet as mediave ndërkombëtare.
“Më vjen keq që nuk kemi pasur mundësi të futemi në Gaza. Do të doja ta filmoja dhe t’ua sillja shikuesve kosovarë dhimbjen, lotët dhe trishtimin që po përjetohet atje. Për këtë ndiej një keqardhje të jashtëzakonshme”, u shpreh Sadiku.