
Pas shfaqjes së dokumentarit, ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Ziv, ka deklaruar se shpreson që situata të marrë drejtim drejt paqes dhe që lufta të përfundojë sa më shpejt.
Ajo u shpreh se shpresa e Izraelit është që Hamasi të zgjedhë rrugën e paqes, në mënyrë që të ndalet konflikti dhe të vazhdojë procesi i rehabilitimit në rajon.
“Shpresojmë që kjo të jetë rruga që do ta zgjedhë Hamasi, që ta përfundojmë këtë luftë dhe të vazhdojmë me rehabilitimin. Siç e keni parë, vuajtjet në rajon janë të mëdha nga të gjitha anët. Gjasat që Hamasi të çarmatoset nuk janë shumë të mëdha, por të shohim dhe të lutemi që vuajtjet të ndërpriten”, tha ambasadorja Ziv.
Ajo theksoi se paqja mbetet synimi kryesor, pavarësisht sfidave të mëdha dhe realitetit të vështirë në terren.