Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes një femër në Prishtinë, pasi u hodh nga ndërtesa

Gazeta10
22 October 2022 - 22:05

Një femër ka ndërruar në orët e mbrëmes së të shtunës, pasi ajo është hedhur nga një ndërtesë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Rastin tragjik e ka konfirmuar  për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilaz Kodra; në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.