Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gërvalla për Albright: Ajo ndërroi rrjedhën e historisë

Gazeta10
23 October 2022 - 9:52

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në fjalën e saj në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gruan, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Kosovë, ka thënë se ish sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright, ishte ajo që ndërroi rrjedhën e historisë, raporton Gazeta10.

Gërvalla ka thënë se ajo ishte politikanja më e vendosur në atë kohë.

 “Albright ishte ajo që ndërroi rrjedhën e historisë, politikanja më e vendosur në botë në atë kohë.Mobilizimi i grave ka të bëjë me barazinë dhe cilësinë, sepse gratë sjellin një cilësi tjetër, shumë më të kërkuar në tavolinë”, ka thënë Gërvalla.

Tutje, Gërvalla ka thënë se gratë duan dhe mund ta bëjnë diferencën dhe se mobilizimi i tyre ka të bëjë me barazinë.

“Albright ishte më e mirë dhe më e fuqishme se shumë nga kolegët e saj, sepse ishte ndryshe mund të bënte ndryshimin. Gratë duan dhe gratë mund ta bëjnë diferencën. Gratë duhet të jenë edhe më të mira, të punojnë edhe më shumë për të qenë të suksesshme, mobilizimi i potencialit të grave ka të bëjë me barazinë”, ka thënë Gërvalla tutje. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.