Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: Albin Kurti i fiton zgjedhjet me fytyrën e tij, LDK nuk mund të fitojë më me Rugovën

Gazeta10
29 Janar 2026 - 22:20

Komentatori politik Halil Matoshi ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës  ka nevojë për një kuvend të jashtëzakonshëm dhe një riformatim të thellë të strukturave dhe lidershipit të saj, duke theksuar se partia duhet të dalë me një vizion dhe identitet të ri politik.

Sipas Matoshit, ndryshimet në LDK duhet të jenë strukturore dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë lidershipin, vizionin, programin dhe statutin e partisë.

“Unë do të kisha dashur një kuvend të jashtëzakonshëm, dorëheqje strukturore dhe të lidershipit, një vizion të ri, program të ri, statut të ri, pra një LDK krejtësisht të re,” tha Matoshi në Politiko.

Ai theksoi se, në rrethanat e reja politike, referimi i vazhdueshëm në figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova nuk është më i mjaftueshëm për të fituar zgjedhje.

“Në kushtet e reja politike, 26 vjet pas çlirimit dhe 16 vjet pas pavarësisë, zgjedhjet nuk fitohen më me fytyrën e Rugovës. Ai duhet t’i mbetet historisë së shtetit të Kosovës dhe kujtesës institucionale të Republikës,” u shpreh Matoshi.

Sipas tij, çdo lider duhet t’i fitojë zgjedhjet me identitetin dhe fytyrën e vet politike, duke përmendur kryeministrin Albin Kurti si shembull.

“Albin Kurti nuk nxjerr figura historike në fushata; ai del me fytyrën e tij. Edhe LDK duhet të dalë me fytyrën e vet,” përfundoi Matoshi./Gazeta10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.