Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reshjet e borës paralizojnë qarkullimin në lagjen Arbëria, dhjetëra automjete mbesin të bllokuara

Gazeta10
01 February 2026 - 19:09

Ndryshimet e motit dhe reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në komunikacion në disa zona të vendit, pasditen e së dielës.

Situata më problematike është raportuar së fundmi në lagjen Arbëria pranë varrezave, ku rruga është bërë thuajse e pakalueshme.

Si pasojë e borës së grumbulluar dhe kushteve të vështira atmosferike, shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në rrugë, pa pasur mundësi të vazhdojnë lëvizjen.

Ndryshe, IMK ka paralajmëruar ndryshime moti në vend dhe rajon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.