Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump për zgjedhjet e vitit 2024: Ndoshta do të më duhet ta bëj përsëri

Gazeta10
23 October 2022 - 17:06

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë për të kandiduar në zgjedhjet e 2024.

Trump i bëri komente gjatë fjalimit në një tubim në Teksas, transmeton Gazeta10.

Ai ende nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020 ndaj rivalit të tij demokrat Joe Biden.

“Kam kandiduar dy herë. Kam fituar dy herë. Kam bërë shumë më mirë në herën e dytë se sa në herën e parë. Duke marrë miliona më shumë vota në 2020 sesa morëm në 2016 dhe po ashtu duke marrë më shumë vota se çdo president në detyrë në historinë e vendit tonë”, ka thënë Trump.

“Dhe tani, për ta bërë vendin tonë të suksesshëm, të sigurt dhe të lavdishëm përsëri, ndoshta do të më duhet ta bëj përsëri”, shtoi ai.

Komentet e Trump erdhën një ditë pasi Komiteti i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve i lëshoi një thirrje ish-presidentit për përfshirjen e tij të supozuar në trazirat e Capitol Hill./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.