Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt, në aksionin e së cilit u përfshi edhe FSK-ja

Gazeta10
07 February 2026 - 12:36

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i Jurgen Karajt, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit, Shqipëri. Trupi u lokalizua rreth 30 kilometra larg vendit të aksidentit.

Makina në të cilën ndodhej Karaj me shokun e tij Andi Losha, u aksidentua dhe përfundoi në përroin e fshatit Darsë të Klosit. Dyshohet se ai është rrëmbyer nga rrjedha e ujit më 10 janar, raporton “Euronews”.

Që nga dita e aksidentit, kërkimet në lumë janë zhvilluar pa ndërprerje. Në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë dhe struktura të tjera. Në operacion kanë marrë pjesë edhe ekipe nga Kosova me mjete dhe pajisje speciale.

E gjithë vija lumore e lumit Mat është kontrolluar disa herë, por trupi i 30-vjeçarit nuk ishte gjetur deri tani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.