Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AUV njofton për tërheqjen nga tregu të disa produkteve ushqimor për foshnje APTAMIL

Gazeta10
08 February 2026 - 19:54

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) njofton se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar disa njoftime lidhur me praninë e toksinës Cereulide në produkte të qumështit formulë për foshnje të markës APTAMIL, të prodhuara në Gjermani, Holandë dhe Irlandë.

Njoftimet zyrtare nga RASFF janë: “njoftimin me nr. 2026.0663, që ka të bëjë me praninë e toksinës Cereulide në formulën për foshnje të prodhuar në Gjermani, njoftimin nr. 2026.1018, që ka të bëjë me praninë e toksinës Cereulide në produktet e prodhuara në Holandë si dhe njoftimi nr 2026.1017, që ka të bëjë me praninë e toksinës Cereulide në formulat për foshnje dhe në formulat për qëllime mjekësore të prodhuara në Irlandë.

Për shkak të nivelit të rrezikut të konsideruar serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese UNION sh.p.k., Vushtrri, është duke ndërmarrë masat e menjëhershme për tërheqjen ekëtyre produkteve nga tregu”, thuhet në njoftimin e AUV.

AUV u bën thirrje të gjitha bizneseve që të ndërpresin menjëherë shitjen e këtyre produkteve, ndërsa konsumatorët që posedojnë produkte të tilla të mos i përdorin ato dhe t’i kthejnë në pikat përkatëse të shitjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.