Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Berisha akuzon Kurtin për mashtrim të votuesve për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Gazeta10
24 October 2022 - 11:54

Anëtari i PDK-së në Komisionin për Siguri, Hisen Berisha, ka thënë se drafti për Strategjinë e Sigurisë, ka karakter mashtrues, raporton Gazeta10.

“Ky draft ka karakter mashtrues në raport me votuesit tuaj, të cilëve për dy fushata rresht iu keni premtuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në asnjë rresht nuk është synim partneritet faktik me SHBA-në, nga fakti se edhe kapacitetet që po zhvillohen aktualisht janë arritur falë me asistencën teknik-profesionale të SHBA-ve, pa përjashtuar edhe NATO-n.”, ka thënë Berisha.

Sot, Kryeministri i Kosovës ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës,  Strategjinë e Sigurisë, për të cilen u akuzua nga opozita për anashkalim të diskutimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.