Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grup i strukturuar kriminal dhe trafik droge, 20 vite burg për dy persona në Shqipëri

Gazeta10
10 February 2026 - 17:57

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për grupin e strukturuar kriminal, duke i shpallur fajtorë Gëzim Bakallin, i njohur edhe si Shkëmbim Cërmanji, dhe Erjon Locin.

Bakalli u dënua për trafikim narkotikësh, drejtim të grupit të strukturuar kriminal dhe falsifikim dokumentesh, me një dënim të bashkuar prej 19 vitesh burg, i reduktuar në 12 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai do ta vuajë dënimin në burg të sigurisë së lartë, raporton A2 CNN.

Ndërkohë, Erjon Loci u dënua për prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, me 12 vite burg, të reduktuara në 8 vite.

Edhe ai do të vuajë dënimin në një IEVP të sigurisë së lartë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.