Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Emiratet do të mbështesin ndërtimin e spitalit të ri të gjinekologjisë dhe projekte të reja shëndetësore në Kosovë

Gazeta10
10 February 2026 - 18:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova ka mirëpritur sot një delegacion të lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i dërguar personalisht nga Presidenti Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e shëndetësisë.

Osmani theksoi se së bashku me delegacionin e Emirateve dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përfshirë Spitalin e Fëmijëve “Sheikha Fatima”, të ndërtuar me mbështetjen e Emirateve, si dhe lokacionin ku pritet të ndërtohet spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë.

Presidentja njoftoi gjithashtu se delegacioni ka vizituar Mitrovicën, ku është pritur nga kryetari Faton Peci, me të cilin janë diskutuar ide për projekte të reja transformuese në shërbim të qytetarëve.

Në fund, Osmani shprehu mirënjohje të thellë për Presidentin Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Sheikha Fatima Bint Mubarak për mbështetjen, besimin dhe miqësinë ndaj Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.