Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian

Gazeta10
12 Shkurt 2026 - 15:03

Policia belge bastisi zyrat e Komisionit Europian të enjten për shkak të dyshimeve për parregullsi në shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme, raportoi “Financial Times”, duke cituar burime të njohura me hetimin.

Sipas FT, hetimi po drejtohet nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) dhe ka të bëjë me 23 ndërtesa që u blenë nga fondi sovran belg SFPIM për 900 milionë euro në vitin 2024. Në atë kohë, Komisioni kishte deklaruar se shitja ishte zhvilluar përmes tenderit në përputhje me rregulloret financiare të BE-së, shkruan A2 CNN.

EPPO konfirmoi se bastisja kishte ndodhur, por nuk mundi të jepte më shumë detaje. Policia belge nuk pranoi të komentojë.

Nga Rubrika
Lajme
03 Maj 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.