Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidenca e nxjerr letrën mbështetëse që kongresmeni Self ia çoi pas zgjedhjeve

Gazeta10
13 February 2026 - 15:06

Presidenca e Kosovës ka publikuar një letër që kongresmeni amerikan Keith Self ia ka çuar Vjosa Osmanit më 12 janar, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Në këtë letër, Self ka përmendur përfundimin me sukses të zgjedhjeve dhe ka thënë se një gjë e tillë është rezultat i pjesëmarrjes së fortë dh të përgjegjshme të qytetarëve të Kosovës, qëndrueshmërisë së rendit kushtetues të Kosovës, përkushtimit për demokraci dhe si rezultat i punës së Osmanit.

Presidenca e Kosovës e ka interpretuar këtë letër si një “mbështetje të fuqishme” nga ana e kongresmenit Self për presidenten Osmani, e cila tashmë është duke bërë përpjekjet e saj për t’u rizgjedhur edhe për një mandat si presidente.

Ditë më parë kabineti i Osmanit ka pasur një përplasje me gazetarin gjerman të FAZ, Michael Martens, i cili ka kritikuar presidenten e Kosovës për promovimin e filmit të gruas së Donald Trump, Melanias, duke thënë se Osmani po tenton të imponohet si një kandidate për presidente që po e kërkon Trump dhe Amerika/ge

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.