Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Kuvendi dështoi në zgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së, përsëritet konkursi

Gazeta10
24 October 2022 - 16:39

Në vazhdimin e seancës plenare, Kuvendi i Kosovës nuk ka arrit të zgjedh një anëtar të ri të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar, raporton Gazeta10.

Në garë ishin dy kandidatë, të cilët nuk morën votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar bordi.

Në votimin me procedurë të fshehtë, kandidati Mehmet Kalisi ka fituar 29 vota, dhe kandidati tjetër Besnik Aliu ka marrë vetëm 10 vota.

Në votim kanë marrë pjesë 78 deputetë, të pa vlefshme 39 fletëvotime.

Nënkryetarja e Komisionit, Saranda Bogujevci tha se në bazë të të dhënave nga Komisioni, asnjëri nga kandidatët e propozuar për anëtar të Bordit të RTK-së nuk kanë marrë votat e mjaftueshme.

Bogujevci tha se për këtë pozitë të anëtarit të bordit në RTK, duhet të përsëritet konkursi. /Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.