Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja në tentativë në Mitrovicë, i plagosuri lirohet nga spitali

Gazeta10
14 February 2026 - 8:55

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit nga një person i panjohur, i cili shtiu ndaj tij nga një veturë.

Rasti ndodhi mbrëmë në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut.

Policia bëri me dije sot se i plagosuri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa rasti po hetohet.

“Rr. Ulqini, Mitrovicë Jug  13.02.2026 – 22:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se një person i panjohur nga vetuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e kishte plagosur. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.