
Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se kana ndaluar katër persona pasi tentuan të kalonin ilegalisht pikën kufitare të Hanit Elezit me datën 24 tetor, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, tre personat e ndaluar janë meshkuj të moshës madhore ndërsa në mesin e tyre është edhe një i mashkull i mitur.
“Me datën 24.10.2022, rreth orës 10:00, në Piken e Kalimit Kufitar Hani Elezit në hapësirat e shikimit në terminalin doganor, policia kufitare dhe dogana e Kosovës kanë arritur te identifikojnë (4) persona shtetas të huaj, meshkuj, me vite të lindjes 2005/1992/1994 dhe 1996. Të njëjtit janë gjetur të fshehur brenda në rimorkio në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Migrantët ilegal kishin udhëtuar nga shtetet e lindjes, në Maqedonin e Veriut deri në Kosovë. Sipas tyre destinacioni i tyre ishte në shtetet e BE-së. I dyshuari në këtë rast është drejtuesi i kamionit me targa makedone, shtetas i MKDV-se.
“Është mësuar se migrantët ilegal kishin udhëtuar nga shtetet e lindjes, në Maqedonin e Veriut deri në Kosovë. Sipas tyre destinacioni i tyre ishte në shtetet e BE-së. I dyshuari në këtë rast është drejtuesi i kamionit me targa makedone, shtetas i MKDV-se, mashkull viti i lindjes (1959).”, thuhet në kominikatë.
Rasti është trajtuar nga njësiti i hetimeve dhe njësia e migrimit në (DRK)./Gazeta10.
