Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stuhia e fuqishme dimërore bllokon shkollat dhe transportin në ShBA

Gazeta10
23 Shkurt 2026 - 9:52

Një stuhi e fuqishme dimërore ka detyruar mbylljen e shkollave dhe pezullimin e shërbimeve të transportit në pjesën Veri-Lindore të SHBA-së, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për borë të dendur, erëra të forta dhe udhëtim të rrezikshëm.

New York-u ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka mbyllur të gjitha shkollat publike, ndërsa zyrtarët kërkojnë që banorët të qëndrojnë në shtëpi. Kryebashkiaku Zohran Mamdani urdhëroi largimin e automjeteve nga rrugët për të lehtësuar pastrimin e borës dhe punën e ekipeve emergjente.

Guvernatorja e New York, Kathy Hochul, aktivizoi 100 anëtarë të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në zonat më të prekura, ndërsa në Massachusetts dhe New Jersey u shpallën emergjenca rajonale. Mbi 5,000 fluturime u anuluan për të hënën, ndërsa NJ TRANSIT ndaloi shërbimet e autobusëve dhe trenave. Edhe shërbimet publike në Rhode Island janë pezulluar derisa moti të përmirësohet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.