Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë

Gazeta10
25 February 2026 - 11:28

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë.

Ajo ka thënë edhe se, forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, është interes kombëtar i Shqipërisë.

‘‘Viti 1999, ishte momenti kur bota pa padrejtësitë por pa edhe dinjitetin e një populli që kërkonte të jetonte i lirë. Viti 2008 ishte momenti kur Kosova e ktheu aspiratën në shtetësi, viti 2026 duhet të jetë momenti i konsolidimit të plotët w subjektiviteti të saj ndërkombëtar dhe i mbylljes përfundimtare të çdo paqartësie historike për vendin e saj në Evropë.

Kosova është prioritet absolut i politikës të jashtme të Shqipërisë. Kjo nuk është retorikë solidariteti, është orientim strategjik i qëndrueshëm shtetëror. Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, është interes kombëtar i Shqipërisë’’, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.