Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nga qasja reaktive te ajo proaktive: ASK forcon masat për mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve

Gazeta10
27 February 2026 - 8:51

Udhëheqësja e mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve, zhvillimit të kurrikulës dhe mësimdhënësve, Celine McArthur, së bashku me zyrtarin e lartë për mbrojtjen e fëmijëve, Taulant Abazi  në American School of Kosova (ASK) , ishin të ftuar në programin e mëngjesit në Kanal 10, ku folën për sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve në shkollë.

Celine McArthur ndau përvojën e saj mbi 30-vjeçare në fushën e arsimit, duke nisur nga vendlindja e saj në Irlandë e deri në shumë vende të tjera të botës, përfshirë së fundmi edhe Kosovën, në ASK. Ajo theksoi rëndësinë që ka mirëqenia emocionale e fëmijëve, po aq sa ajo fizike, para se ata të vijnë në shkollë. Sipas saj, pandemia COVID-19 ka lënë ndikim të dukshëm te disa nxënës, të cilët e kanë pasur më të vështirë rikthimin në rutinën e përditshme shkollore.

Ndërkohë, Taulant Abazi foli për qasjen ndaj disiplinës dhe mbrojtjes së fëmijëve në shkollë. Ai theksoi se në vitet e kaluara roli i tij ka qenë kryesisht reaktiv — duke ndërhyrë pasi ka ndodhur një problem dhe duke bashkëpunuar me drejtorinë, mësimdhënësit dhe prindërit për zgjidhjen e tij.

Megjithatë, këtë vit fokusi do të jetë më proaktiv, me më shumë takime dhe aktivitete vetëdijësuese me nxënësit, për t’u shpjeguar pse vendosen rregulla të caktuara dhe për t’u paraprirë situatave problematike.

Sipas tyre, qëllimi kryesor mbetet krijimi i një ambienti sa më të sigurt, mbështetës dhe pozitiv për të gjithë nxënësit e shkollës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.