Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje të reja nga rrahja te “Bregu i Diellit”, katër shtetas të Afganistanit dërgohen në mbajtje

Gazeta10
27 February 2026 - 9:37

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një rrahje që ndodhi mbrëmë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh, pas një mosmarrëveshjeje verbale, katër meshkuj shtetas të Afganistanit u përfshinë në konflikt, gjatë të cilit u përdor një mjet i ftohtë-thikë. Dy prej të dyshuarve pësuan lëndime trupore dhe morën trajtim mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes u gjet një thikë, që dyshohet se u përdor në incident. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.