
Hoxha Labinot Maliqi në emisionin “Adresa” ka treguar se a duhet të ketë komunikim në mes të hoxhallarëve dhe psikologëve.
Ai ka thënë se këtë bashkëpunim duhet ta ndërrmarin së pari psikologët dhe jo hoxhollarrët, raporton Gazeta10.
“Psikologët duhet ta udhëheqin këtë bashkëpunim dhe jo hoxhollarrët dhe kërkesa për këtë bashkëpunim duhet të vijë nga Shoqata e psikologëve dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse kur njeriu ka shqetësime serioze ne i udhëzojmë të shkojnë tek institucionet përkatëse si psikologu, por nuk e shohim veten që ne duhet të jemi të parët që duhet t’i trajtojmë shqetësimin e një besimtari”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10