Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti i VV-së para gjykatës, arsyeja është protesta kundër Zajednicës

Gazeta10
25 October 2022 - 15:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës ka nisur shqyrtimin fillestar të aktakuzës ndaj tij dhe disa protestuesve të tjerë kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, raporton Gazeta10.

“Sot pas plotë 6 vitesh <<sistemi i drejtësisë>> paska vendosur ta mbajë shqyrtimin fillestar të aktakuzës ndaj meje dhe protestuesve tjerë të arrestuar kundër Zajednicës dhe në mbrojtje të ish deputetëve të opozitës që e kundërshtuan në vitin 2015”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, po të kishte drejtësi “në bankën e të akuzuarve do të duhej të ishte Isa Mustafa dhe jo protestuesit”

“E ritheksoj se Zajednica e kontrabanduar nga Mustafa-Thaçi, e dëshmuar si antikushtetuese,  paraqet rrezikun më të madh që i është kanosur Kosovës. Dhe si e tillë është e papranueshme. Po të kishte patur drejtësi njëmend, sot në bankën e të akuzuarve është dashur të jetë Isa Mustafa.  Jo ne”, ka thënë ai.

Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, haptazi po i kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.