Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shtyhet për kohë të pacaktuar ndeshja FC Ballkani – FC Prishtina

Gazeta10
25 October 2022 - 15:55

Dueli i xhiros së 14 në Albi Mall Superligën e Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, i paraparë të luhet të dielën në Suharekë, është shtyrë.

Komisioni i Garave i Superligës, ka marrë vendim për ta shtyrë këtë ndeshje për një kohë të pacaktuar.

Arsyeja e shtyrjes ka ardhur për shkak të kërkesës së Ballkanit, ekip që të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” luan ndeshjen në kuadër të Grupit G të Ligës së Konferencës kundër Slavia Pragës.

Për orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes Ballkani – Prishtina do të njoftoheni me kohë thuhej në faqen zyrtare të klubit FC Prishtina.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.