Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

SC Gjilani konfirmon se Zekerija Ramadani është në gjendje të mirë shëndetsore

Gazeta10
25 October 2022 - 17:54

Trajneri I Gjilanit, Zekerija Ramadani, nuk ishte I pranishëm në ndeshjen e fundit që skuadra e tij e luajti kundër Trepçës ’89, raporton Gazeta10.

Ai mungoi shkaku i disa problemeve shëndetsore.

Por gjatë ditës së martë Gjilani ka dalë me një komunikatë zyrtare ku ka konfirmuar se trajneri shkupjan është në gjendje të mirë shëndetsore.

Sport Club Gjilani njofton se trajneri Zekirija Ramadani ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Ramadani nuk ka mundur të udhëheq ekipin në seancën stërvitore të datës 22 Tetor dhe ka munguar në ndeshjen kampional ndaj Trepça ’89 një ditë më vonë, për shkak të një helmimi, siç është konstatuar nga analizat mjekësore. Pas marrjes së terapisë, gjendja e teknikut shkupjan është shumë e mirë dhe nuk ka probleme të tjera. Të gjithë në SC Gjilani e presin Ramadanin t’i bashkohet ekipit në seancën e radhës stërvitore në përgatitjet për ndeshjen kampionale ndaj KF Dukagjini” thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.