
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se i duket paradoksale “harxhimi i energjisë”, në cështjen e targave, kur Kosova po përballet me një dinamikë të re të dialogut.
Krasniqi në Info10, ka thënë se Kosovës i duhet një proces i negociatave, stabilitet dhe partneritet më i madh me ndërkombëtarët për ta zgjidhur problemin, raporton Gazeta10.
“Nuk ka mundësi të imponohen vendimet, sepse nëse për 23 vjet nuk kemi mbërri për të shtrirë sovranitetin në veri, nuk do të mundemi as tash kur strukturat paralele janë fuqizuar, kur Serbia është shumë më e fuqishme, e shumë më prezente, kur edhe Bashkësia Ndërkombëtare është e shqetësuar për shkak të rrezikut që mund të prodhojë jostabiliteti në Ballkan”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10