Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Besoj që marrëveshja duhet të arrihet para 24 shkurtit

Gazeta10
25 October 2022 - 21:05

Publicisti, Baton Haxhiu, ka thënë se beson që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë para datës 24 shkurt.

Haxhiu në Politiko, ka thënë se Kosova duhet të ketë pajtueshmëri me dokumentin, teksa, Serbia sipas tij ka probleme serioze në definimin e të ardhmes, raporton Gazeta10.

“Politika është dinamike, dhe për faktin që është dinamike, ata kërkojnë kohë më shumë. Unë sot besoj që marrëveshja duhet të arrihet para datës 24, 24 shkurt do të thotë prej këtij momenti deri më 24 shkurt, më nuk ka brenda dokumentit sic e quajti në mënyrë diplomatike z.Kurti, gjendje të lëngshme, por e gjitha është e ngrirë. Sa i përket Kosovës, besoj që duhet të kishte pajtueshmëri, por sa i përket Serbisë kanë probleme serioze në definimin e të ardhmes me dokumentin”, ka deklaruar ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.