Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapet transportuesi ilegal i drunjve në Lupç të Podujevës

Gazeta10
10 March 2026 - 11:13

Policia e Kosovës ka ndaluar një burrë në Lupç të Podujevës, nën dyshimin se po transportonte ilegalisht drunj.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur të hënën paradite, derisa 20 metra kub janë sekuestruar nga Agjensioni i Pyjeve.

“Njësitë përkatëse policore kanë ndaluar kamionin me targa vendore me drejtues mashkull kosovar. Kamioni ishte i ngarkuar me dru të përpunuara pa dokumentacion përkatës. Masa drurore është inspektuar nga inspektoret e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës ku është konstatuar se është në sasi prej 20m kub dhe të njëjtat janë sekuestruar nga Agjensioni i Pyjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.