Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sherri mes dy turqve nisi në Turqi, përfundoi me plagosjen e njërit në Tiranë

Gazeta10
10 March 2026 - 11:47

Kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me plagosjen e një shtetasi turk në Tiranë.

Siç raporton JOQ, 39-vjeçari turk, Halil Uçar, është personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e së hënës në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë. Sipas burimeve të gazetës, plagosja ndodhi pas një atentati të lidhur me një sherr që dyshohet të ketë nisur që në Turqi disa ditë më parë.

Uçar raportohet se u qëllua me një plumb në shpatull, ndërsa autori ka tentuar disa herë të qëllonte ndaj tij, por pretendohet se arma i është bllokuar.

I plagosuri u dërgua në një spital privat në Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.